Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët për një ndërprerje emergjente të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit në Hajvali.

Sipas njoftimit, ka ndodhur pëlcitja e një tubacioni të ujësjellësit me diametër DN 200, në afërsi të stadiumit në Hajvali.

Si pasojë e këtij defekti, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë në disa zona.

Zonat e prekura janë: Veterniku, zona afër Gorenjes, një pjesë e Hajvalisë, si dhe zona te Rezonanca.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve deri në përfundimin e ndërhyrjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts