Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8 gradë Celsius. Maksimalet pritet të arrijnë nga 20 deri në 23 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.




















