Komadanti suprem i Armatës, përkatësisht presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet të japë dritë jeshile që armata nga nesër të fillojë me sigurimin e objekteve shëndetësore, deklaroi ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Ushtarët do t’u dalin në ndihmë policëve për ta ruajtur rendin në objektet shëndetësore, shumica prej të cilave janë covid-qendra, me qëllim që të punësuarve shëndetësorë t’u mundësojnë punë më të mirë.
“Praktikisht, ai sistem mund të jetë plotësisht funksional që nga nesër. Unë them që sistemi mbështetjes do të funksionojë ekskluzivisht me kërkesë të institucioneve shëndetësore. Nuk është një vendim që do të merret nga ushtria ose policia, por do të jetë një kërkesë e institucioneve shëndetësore”, pohoi Radmilla Shekerinska,ministre e Mbrojtjes
Shpërndarja e ushtarëve do të bëhet sipas kërkesave të spitaleve.
“Me iniciativën të secilit institucion, ne do të fillojmë shpërndarjen e forcave. Me sa mbaj mend, shumica e klinikave në Shkup do të përfshira në mbrojtjë dhe pjesa më e madhe e spitaleve, duke filluar nga 8 shtatori, do të thotë të gjitha spitalet në qytet, dhe në qendrat më të mëdha, Manastir, Tetovë, Gostivar, Dibër, Shtip, Kumanovë, Veles dhe të gjithë ata që kanë treguar nevojë do tu jepet mbështetje”,- deklaroi, Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes
Ndërkohë sot Mbretëria e Bashkuar ka donauar pajisje për Armatën e vendit me një shumë prej 230 mijë funta britaneze. Ambasadorja e mbretërisë së Bashkuar tha se do të rritet mbështetja dhe ndihma ndaj armatës veçenarisht tash kur vendi është pjesë e NATO-s.
“Mbretëria e Bashkuar dhuron një sasi të konsiderueshme të pajisjeve të reja për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pajisjet janë të destinuara për gatishmërinë në të ardhmen për këmbësori pa automjete dhe konkretisht për njësitë e përcaktuara për NATO”, tha Rejçel Galovej, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar.
Ndryshe, qëllimi i angazhimit të ushtrisë është që mjekët, infermierët dhe pacientët të ndjehen të mbrojtur dhe për ketë janë përgjegjës ushtria dhe policia. Ndryshe gati 300 pjesëtarë të Armatës do ta ndihmojnë policinë në sigurimin e objekteve shëndetësore.