Xhevat Qerimit
Nuk mundem me t´i shpalua
bamët e tua me fjalë!
Unë rrënoj prej shpirtit tanë,
sa kisha dashtë
me ta dhanë frymën teme.
në sytë tu kam pa lirinë
prandaj m´ka pëlqye
mej pushua sytë n ‘ty.
mos ma vëni veshin mua,
anamoravës i thamë,
por unë jam tujë me nigua zonin tanë.
kur kam ndez shijen teme n ‘ty
jam kallë n ‘veti.
Sa jam mundua
me mbjellë bamët tua
n ‘arën Arbënore për fitore.
N ‘kalanë e shpirtit tanë
strehohen Arbënor t ‘rrem
mua m´i vrasin
mërzi e dashninë për ty?
Mërzi e dashni
i kam ndry n ‘veti!
A muj me t´i var
manatë e mia n´ty,
se krenaria për ty
m´ka burgua!
Manatë tua i kam var
n´ball t ‘oxhakut
pa blozë e pa tym
për një trim.
A muj me mbjellë
për t ‘gjallë temë
një grusht kujtimi për rinin tate!
E di,
nuk mundesh me ma thye
dhimbjen e shpirtit,
Shpirtin merrma n ‘rrem,
dhimbjen s´ta jap
për t ‘gjallë temë.
Nën pragun e qiellit,
ku dielli acarin han
pas mjegullës t’ zezë të vranë.
Dora qe thuri lakun për ty,
merr famë
pas emrit me nam.
un po lëshoj rrënje
buzë t ‘Drinit bardhë,
këngën e zogjve ma lan var
e zani n´anamoravë ka me ardh.
Kur agimi i kuq
vjen me noj pranverë
mua me gjen n ‘filiz t ‘shelgut,
kërrusen mbi dri,
tujë me than një fjalë për ty,
Xhevat Qerimi…Lavdi.
08.11.22, bavari
m.m