Në Llapushnik të Drenasit, sot do të mbahet një akademi përkujtimore me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare: Pjetër Bogdanit, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Adem Jasharit.

Akademia do të nisë në orën 14:00, ndërsa në të pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, historianë, artistë dhe anëtarë të familjes Jashari.

Të pranishmëve do t’u drejtohen me fjalë përshëndetëse kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe përfaqësues të familjes Jashari.

Vendosja e busteve të këtyre tri figurave synon të nderojë kontributin dhe rëndësinë e tyre në historinë dhe kujtesën kombëtare shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts