Të gjithë shoferët kanë vështirësi kur bie bora e parë. Por çfarë ndodh kur vjen vjeshta? Këto ditë, shoferët janë të munduar nga një problem i ri – gjethet.
Gjethet e rëna mund të duken bukur, por ato mund të jenë burim nervozizmi i madh, veçanërisht për shoferët. Gjethet e grumbulluara te xhami dhe mbi kapakun e motorit mund të krijojnë një problem serioz për pronarët e makinave.
Mos pastrimi i gjetheve mbi xhamin e përparmë mund të bllokojë furnizimin e ajrit në filtrin e kabinës, duke zvogëluar furnizimin me ajër të pastër. Një problem tjetër që sjellin ditët e ftohta me vete është xhami me mjegull.
Për dukshmëri më të mirë në rrugë, është e nevojshme ta zgjidhni atë në mënyrën të sigurt para se të vozisni. Vjeshta konsiderohet të jetë një nga stinët më romantike, por ashtu nuk janë edhe gjethet për veturën tuaj, sepse nga shumë përdorues të makinave, ato konsiderohen si problem mjaft i madh. Dhe nëse vëreni gjethe mbi kapakun e veturës tuaj, atëherë largoni ato menjëherë, para se të shkaktojnë një defekt serioz.