Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe për sistemin tonë të arsimit të lartë.
Sipas tij, Kosova tashmë është shteti i parë dhe aktualisht i vetmi në Evropë me këtë status të rëndësishëm në ShBA.
Postimi i tij i plotë:
Agjencia e Kosovës për Akreditim është njohur zyrtarisht nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, CHEA, për një periudhë shtatëvjeçare, deri më 31 dhjetor 2033.
Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe për sistemin tonë të arsimit të lartë. Kosova tashmë është shteti i parë dhe aktualisht i vetmi në Evropë me këtë status të rëndësishëm në ShBA.
Kjo njohje nga ShBA-të vjen më pak se një vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u regjistrua në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor me këtë status.
Ky sukses është dëshmi e reformave, profesionalizmit dhe përkushtimit të institucioneve tona për cilësi në arsimin e lartë.
Qeveria jonë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, garantojnë pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe mbështesin fuqizimin e tyre në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Kjo njohje forcon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe hap mundësi të reja për studentët tanë, profesorët, institucionet e arsimit të lartë dhe diasporën.




















