Claudia Cardinale luajti në më shumë se 150 filma në Itali, Francë dhe Hollywood dhe ishte një nga aktoret ikonike të kinemasë italiane.
Bizhuteritë që i përkisnin aktores franko-italiane Claudia Cardinale, e cila vdiq në shtator, u shitën në ankand të premten për 826,262 euro, tha shtëpia e ankandeve Christie’s për AFP-në.
Bizhuteritë përfshijnë “njëzet copë të dashura dhe të veshura nga Claudia Cardinale”, thuhet në deklaratë.
Një pjesë e të ardhurave do t’i dhurohen Fondacionit Claudia Cardinale, të cilin aktorja e themeloi me vajzën e saj për të ndihmuar artistët e rinj audiovizualë bashkëkohorë, veçanërisht gratë.
Rezultati i ankandit i tejkaloi vlerësimet e Christie’s, shpjegoi shtëpia e ankandeve, duke shtuar se të gjitha bizhuteritë u shitën.
Një legjendë e kinemasë italiane, Claudia Cardinale ishte muza e regjisorëve të mëdhenj si Luchino Visconti , Federico Fellini dhe Sergio Leone .
Ajo luajti në më shumë se 150 filma në Itali, Francë dhe Hollywood dhe ishte një nga aktoret ikonike të kinemasë italiane, së bashku me Gina Lollobrigida dhe Sophia Loren .
Ajo ndërroi jetë më 23 shtator të vitit të kaluar në Nemours, pranë Parisit, ku kishte jetuar për shumë vjet.




















