Asociacioni i Komunave të Kosovës, bazuar në informatat e adresuara nga drejtorët komunalë të arsimit, ka shprehur shqetësimin për, siç thotë ai, problemet me të cilat ka filluar viti i ri shkollor.

Sipas njoftimit të AKK-së, shkollave u mungon dokumentacioni i nevojshëm shkollor dhe kurrikular, ndërsa një numër i madh i nxënësve e kanë filluar mësimin pa tekstet shkollore.

Po ashtu, sipas raportimeve të prindërve, ka raste kur mjetet për blerjen e teksteve ende nuk janë transferuar.

“Këto janë çështje që Ministria e Arsimit është dashur t’i përfundojë para fillimit të vitit shkollor, jo pasi mësimi ka filluar”, thuhet në njoftim.

AKK ka kërkuar nga Ministria që urgjentisht të përmbushë obligimet e saj dhe të mos ua bartë komunave, shkollave, mësimdhënësve dhe prindërve pasojat e vonesave të nivelit qendror.

“Nxënësit duhet t’i kenë librat dhe shkollat dokumentacionin që në ditën e parë. Arsimi nuk improvizohet!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts