Një tjetër aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradë, në afërsi të Prishtinës, konkretisht në fshatin Trudë, ku janë përfshirë tri vetura.

Si pasojë e përplasjes, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të përfshirë në aksident.

Njësitet e Policisë së Trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts