Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vërmicë, 1 kilometër afër kufirit me Shqipërinë.
Në këtë aksident, janë të përfshira pesë vetura, ndërsa Policia është në vendin e ngjarjes.




















