Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur sot mes motoçikletës dhe veturës në aksin rrugor Ferizaj-Gaçkë, saktësisht në fshatin Doganaj
Nga pamjet shihet se në këtë aksident janë të përfshira një motoçikletë dhe një veturë.




















