Spanja ka marrë një lajm shqetësues vetëm pak ditë para finales së Kupës së Botës ndaj Argjentinës.
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, nuk është stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës për shkak të disa shqetësimeve fizike.
Federata Spanjolle ende nuk ka bërë të ditur nëse bëhet fjalë për një lëndim serioz apo vetëm një masë paraprake.
Mbetet të shihet nëse 19-vjeçari do të jetë plotësisht i gatshëm për finalen e madhe të së dielës kundër Argjentinës së Lionel Messit.




















