Alba Vukaj ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi të realizuara në sfondin e një perëndimi spektakolar pranë detit.
Në fotot e publikuara, Alba shfaqet e veshur me një top të bardhë dhe një fund të punuar me grep, duke kompletuar pamjen me flokët e gjatë të lëshuar dhe aksesorë elegantë.

Atmosfera e ngrohtë e perëndimit i ka dhënë fotografive një tjetër hijeshi.
“Me and sunsets” (“Unë dhe perëndimet”), ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit.

Postimi ka marrë menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen. Në pak minuta, publikimi ka grumbulluar mbi 1.600 pëlqime, ndërsa komentet kanë qenë të shumta.
Fotografitë e reja tregojnë edhe një herë se Alba di të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj elegante në rrjetet sociale.




















