Profesori dhe analisti politik, Armend Muja, ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka prezantuar aderimin e Mujës duke thënë se e ka mirëpritur me disa anëtarë të kryesisë.
Muja është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare. Ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University në Master dhe Doktoratë, ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore.
Muja është një nga disa analistët politikë që në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit ka aderuar në parti politike. Para tij, Ardian Gola aderoi në VV, ndërsa Faton Abdullahu e Ardian Kastrati iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës.