Álvaro Arbeloa dëshiron të përforcojë Fulhamin me disa nga talentet më premtuese të akademisë së Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimit të Marca, katër futbollistë të “La Fábrica” kanë dalë si kandidatët kryesorë për t’u transferuar në “Craven Cottage”. Bëhet fjalë për Thiago Pitarch, César Palacios, Manuel Ángel dhe Jorge Cestero.

Arbeloa, i cili njeh shumë mirë akademinë madrilene pas punës së tij me ekipet e të rinjve të Real Madridit, synon t’i sjellë në Londër futbollistët që i njeh nga afër dhe që i konsideron të gatshëm për hapin e radhës në karrierë.

Fulham pritet t’i vlerësojë me kujdes katër talentet gjatë javëve në vijim, teksa Arbeloa kërkon të ndërtojë një skuadër konkurruese duke u mbështetur te lojtarët e rinj me potencial të madh.

Nëse negociatat përparojnë, vera mund të sjellë një “eksod” të vogël nga akademia e Real Madridit drejt Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts