Një person është arrestuar të mërkurën në Obiliq, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Fejzullah Preniqi” në Obiliq, ndërsa reagimi i shpejtë i hetuesve policorë të Stacionit Policor në Obiliq ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Gjatë veprimeve policore, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47.
I arrestuari është identifikuar me inicialet Sh.P., 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
Policia ka bërë të ditur se hetuesit janë duke vazhduar punën për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për kanosje
Sot nga hetuesit policor të stacionit të Obiliqit , është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosje.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në Rr Fejzullah Preniqi në Obiliq
Ka qenë reagimi i shpejtë i sektorit të hetimeve të Obiliqit, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
Të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë AK-47.
Personi i dyshuar:
– Sh.P, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat Kanosje si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.
Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.




















