Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili dikur fotografohej në autobus, tani pas publikimeve të shpenzimeve të derivateve nga kolegët e tij, doli të jetë një nga personat që e kaka marrë së shumti kompensim për derivate për të shkuar në Kuvend.
Demokracia.com raportoi se Abrashi në formularin e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion nuk ka të deklaruar se posedon veturë.
Ai ndonëse i mori 690 euro nga buxheti i Kosovës për periudhën nëntor-dhjetor, me arsyetimin se udhëton nga Prizreni për në Prishtinë, dikur shihej i ulur në autobus, duke treguar “thjeshtësi”.
Abrashi thotë se në këtë periudhë kohore ka udhëtuar mbi 35 herë në relacionin Prizren-Prishtinë, me distancë prej 84 kilometrash, teksa ka kaluar rreth tre mijë kilometra.
Në një postim në Facebook, Abrashi thotë se sipas kësaj logjike të gjithë deputetët duhet të zhvendosen në Prishtinë për ekonomizim të shpenzimeve.
“Unë këtë gjë nuk mund ta bëjë. Do të jetoj në Prizren”, shkroi ai.