Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë foton familjare në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.
Kreu i Qeverisë shqiptare shfaqet krah presidentit turk Erdogan, ndërsa aty ndodhen edhe liderët e tjerë botëror si Rutte dhe Trump.
Në videon e shpërndarë nga zyra e shtypit të kryeministrit, shfaqet një moment kur atletet e veshura nga kryeministri Edi Rama tërheqin vëmendjen e Mark Ruttes, me këtë të fundit që ia tregon menjëherë presidentit Trump.
Presidenti i SHBA-së shikoi në drejtim të atleteve të kryeministrit të Shqipërisë dhe nuk pati asnjë reagim.
Samiti u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa vetëm fjala hapëse e Erdoganit ishte ajo që u transmetua drejtpërdrejt nga mediat.




















