Skuadra e Ballkanit nëpërmjet një njoftimi në Facebook të hënën, ka bërë të ditur se ka liruar katër lojtarë.
Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivo Hoffman e Arens Mateli, më nuk janë pjesë e kampionit në fuqi të Kosovës.
Në njoftimin e klubit, thuhet se kontratat janë shkëputur me marrëveshje të dyanshme dhe mirëkuptim.
“Ju njoftojmë se Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilivio Hoffman dhe Arens Mateli nuk janë më pjesë e FC Ballkanit. Me lojtarët e lartcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim. Ne si klub i falënderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll”, ka shkruar Ballkani.