Barcelona ka paraqitur zyrtarisht një ankesë pranë UEFA-s pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, duke pretenduar për “dëm serioz” ndaj klubit.

Zëvendëspresidenti Rafa Yuste ka dalë publikisht për të justifikuar këtë hap, duke theksuar një seri vendimesh të gjyqtarëve që sipas klubit katalanas kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final në garat evropiane.

Ky veprim vjen pas një përballjeje të kontestuar në çerekfinale kundër Atlético Madrid, ku disa episode kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe në hierarkinë e blaugranasve.

Ankesa përfshin një sërë incidentesh të diskutueshme, mes tyre kartoni i kuq për Pau Cubarsí, një prekje e dyshuar me dorë nga Marc Pubill dhe përjashtimi i Eric García.

Gjithashtu, klubi kërkon sqarime për një penallti të mundshme ndaj Dani Olmo dhe një përplasje të diskutueshme mes Fermín López dhe portierit Juan Musso.

“Ne kemi dashur të paraqesim një ankesë zyrtare në UEFA për ndeshjet që na kanë eliminuar nga Liga e Kampionëve”.

“Ka pasur gabime serioze që i kemi përfshirë në këtë deklaratë, të cilat janë shumë mirë të shpjeguara dhe që besojmë se nuk përputhen me rregullat e futbollit”.

“Na kanë shkaktuar dëm serioz sportiv dhe ekonomik, dhe për këtë arsye shprehim indinjatën tonë para UEFA-s”, ka thënë Yuste.

Related Posts