Atletico Madrid dhe Real Sociedad do të përballen nesër në finalen e shumëpritur të Kupës së Mbretit, në një duel që pritet të sjellë emocione të mëdha për tifozët e futbollit spanjoll.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja”, me fillim nga ora 21:00, ku të dy skuadrat do të kërkojnë të kurorëzojnë sezonin me një trofe të rëndësishëm.

Atletico Madrid vjen në këtë finale me përvojën e një ekipi që ka qenë shpesh protagonist në kompeticionet vendase dhe evropiane, duke e dëshmuar sidomos në këtë edicion, ndërsa Real Sociedad synon të shkruajë histori duke rikthyer lavdinë në këtë turne.

Atmosfera në “La Cartuja” pritet të jetë elektrizuese, me mijëra tifozë që do të mbështesin ekipet e tyre në këtë natë të madhe të futbollit spanjoll.

Kujtojmë që Atletico Madrid e eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale, kurse Real Sociedad triumfoi ndaj rivalit bask, Athletic Bilbao.

Related Posts