Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pritjen solemne për Festën e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Hamza ka thënë se së bashku festojmë e punojmë për një të ardhme me ma shumë mundësi, drejtësi dhe mirësi për të gjithë.

Ai ka ka uruar Krishtlindjen, Ipeshkvisë së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve katolikë.

“Në këtë kohë të veçantë të vitit, ndërkohë që jemi mbledhur në pritjen solemne për Festën e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, shpreh mirënjohje për mundësinë që t’iu shërbejmë të gjithë qytetarëve dhe për shoqërinë që e kemi ndërtuar.

Së bashku festojmë e punojmë për një të ardhme me ma shumë mundësi, drejtësi dhe mirësi për të gjithë.

Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe të gjithë besimtarëve katolikë. Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë!”, ka shkruar Hamza.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts