Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe humanisti, Halil Kastrati janë takuar, ku kanë diskutuar për situatën e ikonës, Parashqevi Simakut.

Të njëjtit kanë njoftuar se Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli”, janë të gatshëm ta ndihmojnë ish-këngëtaren financiarisht, duke ia siguruar edhe një vend pune.

“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku. Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor. Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin”, tha Pacolli

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts