Karim Benzema pritet të largohet nga Al-Hilal-i në ditët në vijim, teksa situata mes sulmuesit francez dhe klubit saudit raportohet të jetë tensionuar ndjeshëm.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Al-Hilalit e shohin Benzeman si një nga faktorët që ndikuan në dështimin e skuadrës për të fituar titullin ndaj Al-Nassr sezonin e kaluar. Gjithashtu, trajneri Simone Inzaghi nuk e konsideron francezin si prioritet për projektin e tij.

Benzema, i cili përfiton rreth 144 milionë euro në vit nga kontrata e tij, raportohet se është informuar nga klubi se mund të negociojë një rikthim te Al-Ittihad ose të shqyrtojë oferta nga klube të tjera.

Kjo situatë thuhet se ka zhgënjyer thellë ish-sulmuesin e Real Madridit, i cili e konsideron një veprim të tillë si një “tradhti” nga klubi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts