Gjatë javës së kaluar, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës të QKUK-së janë realizuar gjithsej 152 lindje.

Sipas të dhënave të klinikës, 90 lindje kanë qenë spontane, ndërsa 62 janë kryer me operacion cezarian.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 5 lindje me binjakë, ndërsa numri i përgjithshëm i foshnjave të lindura ka arritur në 157.

Nga foshnjat e lindura, 85 janë djem dhe 72 vajza.

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës vazhdon të ofrojë kujdes shëndetësor për nënat dhe të porsalindurit, duke u ofruar shërbime profesionale gjatë gjithë procesit të lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts