Ish – kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 28-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Kosovës, gjeneralmajor Skender Çekut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj e ka cilësuar Çekun si vizionar, strateg dhe udhëheqës, duke shprehur mirënjohje për shërbimin e tij ndaj atdheut.
“28 vjet pa vizionarin, strategun e udhëheqësin, Hero i Kosovës, Gjeneralmajor Skender Çeku! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, ka shkruar Haradinaj.




















