Kupa e Botës 2026 starton sonte me ndeshjen hapëse ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e cila zhvillohet nga ora 21:00.

Pak para fillimit të sfidës, janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja përfaqësueseve, me trajnerët që kanë vendosur për emrat që do ta nisin nga minuta e parë turneun më të madh të futbollit botëror.

Për Meksikën nga fillimi luajnë: Rangel, Gallardo, Vasquez, Montes, Reyes, Lira, Quinones, Fidalgo, Gutierrez, Alvarado dhe Jimenez.

Ndërkohë, Afrika e Jugut e nis takimin me: Williams, Mudau, Okon, Sibisi, Mbokazi, Modiba, Mokoena, Sithole, Adams, Foster dhe Rayners.

Tifozët presin një përballje interesante në ndeshjen që do të shënojë zyrtarisht fillimin e Kupës së Botës 2026, turne që këtë vit organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts