Anëtar i lartë në Fondacionin Jamestown në Uashington, Janusz Bugajski ka thënë se është koha që Kosova dhe Bosnja e Hercegovina të hyjnë në NATO.

Këtë koment e bëri përmes një reagimi në shkrimin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak në Twitter, ku ky i fundit njoftoi se ekspertët e Bashkimit Evropian kanë asistuar delegacionet nga Kosova dhe Serbia për ta gjetur mirëkuptimin çështjen e targave.

Ndërsa Bugajski i ka replikuar atij duke thënë se negocimi për targa derisa Ukraina po digjet dhe regjimet ruse e serbe po e destabolizojnë Evropën duhet të jetë një shaka.

“Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, shkroi Bugajski.

https://twitter.com/JBugajskiUSA/status/1502410108197916675?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1502410108197916675%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finstant-articles.com%2F

Related Posts