Në Komunën e Podujevës sot edhe zyrtarisht është hapur fushata pesë ditore për zgjedhjet e 29 nëntorit, shkruan Llapi.info, përcjellë RilindjaShqiptare.
E më të nisur kjo fushatë, emisionet televizive në vend kanë ftuar kandidatët për kryetar të kësaj komune. Të tillë ftesë pati edhe Kanal 10. Mirëpo, kësaj ftese iu është përgjigjur vetëm kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi.
E për këtë ka reaguar edhe drejtori i këtij televizioni dhe gazetari Fidan Rama.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se këtij debati kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari dhe ai i PDK-së, Naim Fetahu i kanë ikur vetëm 30 minuta para se të fillonte.
“Masanej qysh po fiton VV e pse po fiton thellë e pse fiton Bulliqi, 30 minuta para emisionit ikin( e anulojne debatin) në Kanal10, Nexhmi Rudari e Naim Fetahu. All the Best”, ka shkruar ai./Llapi.info