Butrint Imeri ka zgjedhur të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore dhe në rrjetet sociale, duke thyer një heshtje që ka zgjatur që nga muaji janar.
Këngëtari i njohur ka ndarë një postim në Instagram, ku ka zbuluar detaje rreth projektit të tij më të ri muzikor, i cili po pritet me interes të madh nga fansat.
Albumi i tij i ri mban titullin “I Pari” dhe sipas njoftimit, pritet të publikohet zyrtarisht më 10 qershor 2026.
Në mesazhin e tij, Butrint Imeri ka lënë të kuptohet se ky projekt shënon një fazë të re në karrierën e tij artistike, duke e përshkruar si një periudhë reflektimi, largimi nga zhurma dhe rikthimi me një qasje më personale dhe më të thellë muzikore.
“‘I pari’ nuk është veç album. Është versioni më real i jemi deri sot. Çdo sekond i kësaj heshtje ka hy n’këtë projekt”, ka shkruar ndër të tjera Butrinti, duke u shprehur mirënjohës ndaj të gjithë atyre që e pritën dhe nuk e harruan gjatë kësaj kohe.
Ky është një lajm i pritur nga fansat e artistit, që presin me padurim punën e tij të re muzikore.






























