Dy pacientë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar thithje tymi pas një zjarri që shpërtheu në një spital në Ludwigslust të Gjermanisë.

Zjarri u raportua rreth orës 04:28 në katin e sipërm të Repartit të Kirurgjisë Vaskulare, ku flakët u përhapën shpejt edhe në çati. Rreth 86 pacientë dhe 20 anëtarë të stafit u evakuuan, raporton Bild.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një pacient që po pinte cigare në dhomë, pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts