Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partitë janë të obliguara të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, duke thënë se partitë e tjera po refuzojnë, me ç’rast tha se po e bllokojnë procesin.

“Kushtetuta i bart si përgjegjëse tri partitë për të konstituuar kuvendin. Ky bie si obligim nga partitë që të zgjedhin kryesinë…Ata po refuzojnë të votojnë. Kryesia është VV-ja, LDK-ja, PDK-ja. Nëse dikush do të akuzojë për bllokim, janë ata që po refuzojnë të votojnë”, ka shtuar ai.

I pyetur nëse VV-ja do ta ndërrojë kandidatin për kryetar të kuvendit, Basha tha se vazhdon të jetë Albulena Haxhiu dhe “ne s’jemi këtu t’ua plotësojmë dëshirën cilin kandidat ta vendosim”.
About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles

Related Posts