Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC sot luan ndeshjen e play-offit të UEFA Champions League ndaj FK Kauno Zalgiris.
Zalgiris është nga Lituania, një vend i njohur më shumë për basketbollin, sesa për futbollin.
Vlera e Zalgiris në sajtin “Transfermarkt” është vetëm 8.6 milionë euro dhe trajner kanë kroatin, Zeljko Sopic.
Skuadra e tyre është e përbërë nga disa nacionalitete të ndryshme, duke përfshi këtu: serbë, belg, austriak, francez, japonez, brazilian dhe lituanez.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave luhet sot nga ora 18:00 në stadiumin “Girenas dhe Darius”.




















