Dy aksidente trafiku kanë ndodhur sot në orët e pasdites, në rrugën Prishtinë-Pejë, ku si pasojë janë shkaktuar edhe kolona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili zbuloi se në aksidentin e parë janë përfshirë tri automjete.

“Në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete, ku si pasojë perveq demeve materiale janë shkaktuar lëndime të lehta trupore”, ka deklaruar Hoxha.

Një aksident tjeter eshte shkaktuar në fshatin Sllatinë.

“Si pasoje e aksidenteve jane shkaktuar kolona te automjeteve deri në largimin e mjeteve nga vendi i ngjarjes”.

Hoxha ka theksuar se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operacionale dhe hetimore për sqarimin e rrethanave të rasteve, sipas procedurave ligjore.

“Apelojme tek te gjithe drejtuesit e automjeteve per kujdes te shtuar dhe pershtatje te shpejtesise me kushtet ne rruge dhe respektim te shenjave te trafikut”.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Zjarr i madh në Sllatinë, nuk dihen ende shkaqet
Horoskopi ditor – 27 Korrik
Ngjarjet e datës 27 korrik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts