Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ka dhënë intervistë për “Shije Shtëpie” në Tv Klan.
Ai rrëfeu ngjarje të jetës së tij, nga fëmijëria e deri tek tragjedia më e madhe që mund të përjetojë një prind.
Një fotografi familjare e kthen kohën pas, në vitet kur njeriu që e quan “oksigjeni i tij” i përkiste ende kësaj jete.
Shkëlqim Balili: Tani këtu është familja ime. Mua babai im më ka vdekur në ‘79-ën. Ai vuante nga mëlçia dhe pati një aksident, një hemorragji nga goja dhe ngeli mamaja ime. Aty jam unë, mamaja, Ervini, vera dhe Mirela, që nuk është sot. Mirela ka qenë goca ime, unë Mirelën e kisha oksigjen dhe në ’97-ën, ajo ishte në Universitetin e Firences në Karexhi dhe aty u bë një aksident me makinë dhe pas 19 ditësh humbi jetën, 23 vjeç. Kam kaluar një tragjedi të jashtëzakonshme dhe pastaj nuk mbaj mend si kam ardhur këtu nga Italia sepse u bë autopsia dhe gjërat e tjera atje dhe nuk mundi të shpëtojë.
Problemi që e bëri mjekun të vuante më shumë ishte pamundësia për të marrë një vizë që të udhëtonte drejt Italisë. Fatmirësisht, një mikeshë e ndihmoi asokohe dhe në mbërritjen në vendin fqinj, mjekët italianë e lejuan të hynte në sallë.
Transportimi i Mirelës nga një spital tek tjetri, shkaktoi dëmtime në damarët e gjakut sepse kishte fraktura të shumta në kocka, ndaj u desh të dhurohej shumë gjak. Në një rast të tillë, ndryshimi i sasisë së gjakut në organizëm krijon ndërlikim në koagulimin e gjakut në të gjitha valëzat.
Shkëlqim Balili: Mirela u nda nga jeta dhe e kam vuajtur shumë. Pastaj kur erdha këtu, Ervini ishte në atë kohë 20 vjeç dhe ai ishte i pari që u godit. Kjo vazhdonte Mjekësinë, ai ishte për Financë atje. Ishte i pari që u godit nga humbja e motrës. Pas shumë peripecish, kur erdhëm këtu, nuk mbaj mend si kam ardhur në Shqipëri, vetëm mbaj mend që kishin ambulancat e maternitetit që më morën. Dhe pastaj e futa në një kasafortë të vogël vajzën dhe u futa në punë dhe u përpoqa për gruan sepse ajo u bë shumë shumë keq. Kur kam shkuar një ditë nga puna në shtëpi, e gjeta në divan kishte marrë ngjyrë gri.
Në përpjekje për të ndihmuar bashkëshorten e tij, mjeku kërkoi 15 ditë leje për të qëndruar me të. së bashku, organizuan një udhëtim në Maqedoni ku të dy mbështesnin njëri-tjetrin, teksa sytë i kishin drejt djalit të tyre.