E rëndë në Francë, gjenden në një kuti kartoni trupat e pajetë të 5 foshnjave në banesën e një çifti
Pesë trupa foshnjash të pajetë janë gjetur në banesën e një çifti në Orange, në jug të Francës, sipas burimeve lokale. Policia zbuloi mbetjet e foshnjave në shtëpinë e çiftit, ndërsa gruaja kishte sjellë në jetë vetëm një ditë më parë një foshnjë të shëndetshme. Trupat u gjetën të fshehur brenda kutive prej kartoni.
Sipas ‘Le Parisien’, gruaja, e lindur në vitin 1994, solli në jetë një tjetër fëmijë të hënën në mbrëmje, pasi për herë të tretë kishte mohuar se ishte shtatzënë. Personeli i spitalit në Orange vuri re elemente të dyshimta dhe njoftoi policinë.
Efektivët shkuan në banesën e gruas së bashku me babanë e foshnjës dhe aty zbuluan kufomat. Prokuroria e Carpentrasit ka refuzuar për momentin të japë informacione të tjera mbi çështjen.
Brenda banesës, policia gjeti edhe mbetje të tjera foshnjash, të ruajtura në qese plastike të vendosura brenda kutive prej kartoni. Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, të moshës 8 dhe 12 vjeç.
Në mars të këtij viti, një tjetër grua nga fshati i afërt Bédoin u dënua me 25 vjet burgim, pasi trupat e dy foshnjave u gjetën në ngrirësen e shtëpisë së saj.




















