Federata Egjiptiane e Futbollit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA kundër gjyqtarit francez François Letexier, pas humbjes dhe eliminimit nga Argjentina në Kupën e Botës.

Sipas federatës, vendimet e arbitrit ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e takimit, ku Argjentina përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2.

Egjiptianët kundërshtuan anulimin e një goli, ndërsa pretenduan edhe për një penallti të padhënë në favor të tyre, vetëm pak çaste para aksionit që solli golin e tretë të Argjentinës.

Vendimet e Letexier shkaktuan reagime të forta në kampin egjiptian, ku lojtarët shprehën pakënaqësinë e tyre, ndërsa trajneri Hossam Hassan hodhi dyshime mbi arbitrimin, duke deklaruar se gjyqtari mund të kishte “diçka për të fshehur”.

Përmes ankesës zyrtare, Federata Egjiptiane kërkoi nga FIFA nisjen e një hetimi mbi arbitrimin e ndeshjes, si dhe pezullimin e François Letexier nga gjykimi i ndeshjeve të mbetura të Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts