Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës i është kthyer në menaxhim kompanisë “2A Group” të Valon Ademit, me anë të një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë.

Në vendimin e marrë të premten, Gjykata ka vendosur për marrjen e masës së sigurimit të padisë, me qëllim të ruajtjes së gjendjes ekzistuese juridike, korporatave dhe administrative në Aeroportin e Vlorës, deri në përfundimin e gjykimit me vendim të formës së prerë.

Kjo gjykatë ka vendosur që të ndalojë çdo vendimmarrje, veprim juridik ose regjistrim që cenon, ndryshon se ushtron të drejta mbi një raport zotërimi kuotash të ndryshëm nga ai që rrjedh nga Kontrata e Shitblerjes së Kuotave, sipas së cilës Mabco Construction SA zotëron 51 për qind të kuotave dhe 2A Group SHPK zotëron 49 për qind të kuotave të shoqërisë VIA.

Gjykata e Shkallës së Parë gjithashtu pezulloi mbledhjen e 6 qershorit 2026 të Asamblesë së Ortakëve të VIA-s dhe ndaloi shkarkimin e administratorit aktual, Vegim Hoxhës, si dhe emërimin, zgjedhjen ose caktimin e çdo administratori tjetër nga Asambleja e Përgjithshme e Ortakëve ose çdo organ tjetër i shoqërisë.

Kjo gjykatë ka pezulluar marrjen e çdo vendimi për ndryshim statuti, për njohje kontratash të pamiratuara më parë nga VIA, ndryshim administrator apo organesh drejtuese, kontrate të huajë e çd frmë tjetër.

Krejt në fund, gjykata ka vendosur që ë detyrojë ortakun Mabco Construciton SA të ruajë të pandryshuar statusin juridik, korporativ dhe administrativ të shoqërisë derinë zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes me vendim të formës së prerë.

Paparaci ka siguruar dëshmi sesi Mabco Constructions, të cilës para rreth dy javësh iu ndërpre kontrata për punimet në Aeroportin e Vlorës, është përpjekur të angazhojë kompaninë serbe Aviator Group DOO për punime në projektin strategjik për shtetin shqiptar.

Kompania me bazë në Beograd, e themeluar në vitin 2021, është nënkontraktuar nga Mabco Constructions për ndriçimin e pistës së Aeroportit të Vlorës, sipas dokumenteve zyrtare.

Burimet i kanë thënë Paparacit se pikërisht përfshirja e kësaj kompanie në projektin e Aeroportit të Vlorës ka qenë një nga faktorët kryesorë të prishjes së marrëveshjes kontraktuale mes koncensionarit të aeroportit, Vlora International Airport (VIA) dhe Mabco-s së Pacollit.

Mashtrimi me dokumente

Paparaci ka siguruar dokumente ekskluzive për historikun e dyshimtë të kompanisë Aviator Group dhe tentimin për përfshirjen e saj në projektin e aeroportit duke paraqitur dokumente të dyshuara si të falsifikuara për të mashtruar kinse kjo kompani kishte përvojë në punimet nëpër aeroporte.

Në prillin e këtij viti, në rolin e kontraktorit kryesor për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, Mabco Constructions paraqiti pranë koncensionarit VIA Sh.P.K. dokumentacionin e plotë për kompaninë Aviator Group si nënkontraktore.

Në një komunikim të realizuar mes përfaqësuesve të Mabco Construction dhe koncensionarit, kompania e Pacollit dërgoi dokumentacionin e plotë për punimet e ndriçimit të pistës (Airfield Ground Lighting – AGL).

Në këtë komunikim, të cilin e ka parë Paparaci, Mabco zotohej se “instalatori Aviator Group ka realizuar instalime” në Aeroportin e Dubait dhe në “shumë aeroporte ndërkombëtare”.

“Pjesa tjetër e dokumentacionit të kërkuar në shkresën tuaj, përfshirë dokumentacionin e kompanisë instaluese dhe stafit teknik, ju bëjmë me dije se kompania Aviator posedon të gjithë dokumentacionin e kërkuar, instalatori Aviator Group ka realizuar instalime CAT II dhe CAT III, në aeroportin e Dubait dhe shumë aeroporte ndërkombëtare, andaj do t’ju sjellim referencat dhe certifikatat e kërkuara”, thuhej në email.

Në referencat e punimeve të kryera nga kompania Aviator Group, sipas aplikacionit të dorëzuar nga Mabco Constructions, janë paraqitur një listë gjoja e punëve të realizuara nga kompania nga viti 2012 deri në vitin 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts