Policia e Kosovës ka realizuar një ekstradim nga Gjermania në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe koordinimit me institucionet e drejtësisë.

Sipas Policisë së Kosovës, më 15 shtator 2026 është ekstraduar nga Gjermania një shtetas i Kosovës, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.

I njëjti dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas ekstradimit, personi i dyshuar iu dorëzua njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, për procedura të mëtejshme ligjore.

Ekstradimi është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts