Elon Musk nuk ia di fundin pasurisë. E, prapë se prapë, ekzistojnë gjasat që ai të pasurohet edhe më shumë.

Kompania e tij, SpaceX, ka zbuluar planet e saj për t’u bërë publike në SHBA, duke u lejuar njerëzve të tregtojnë aksione të firmës në bursë.

SpaceX prodhon raketa, ofron një shërbim Interneti satelitor të quajtur Starlink dhe gjithashtu zotëron firmën kontraverse të inteligjencës artificiale (IA) të Musk, xAI, shkruan BBC-i.

Oferta fillestare publike (IPO) në tregun e aksioneve të SHBA-së pritet të jetë më e madhja në historinë e Wall Street dhe mund të fillojë muajin tjetër nën simbolin e tickerit SPCX.

Për shkak të aksioneve që ai do të zotërojë në SpaceX, IPO-ja mund ta bëjë miliarderin Musk, i cili është tashmë personi më i pasur në botë, një trilionerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts