FC Prishtina do të luajë për një kohë larg stadiumit “Fadil Vokrri”.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që, ndeshjen me Vushtrrinë ta zhvillojë në kampin nacional në Hajvali.

Ideja është që fusha e stadiumit kryesor të kryeqytetit të ruhet dhe të riparohet për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës.

“Për shkak të punimeve që do të nisin në stadiumin “Fadil Vokrri” për riparimin e fushës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Kombëtares së Kosovës, ndeshja FC Prishtina – FC Vushtrria zhvendoset dhe do të zhvillohet të premten në Kampin Nacional në Hajvali. Vendimi është marrë në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës”, njofton klubi Bardhëkaltër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts