Familja e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj, ka njoftuar se e pamja për të do të hapet pas përfundimit të procedurave të nevojshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Shpëtim Rreci, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe qëndrimin pranë familjes gjatë kësaj periudhe.

Idriz Rrecaj ishte një nga viktimat e njohura si pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, eshtrat e të cilëve u gjetën së fundmi në një varrezë masive në Zubin Potok.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts