Po vazhdon edhe sonte protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Kjo është dita e tetë e protestës, ndërsa sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë është mbushur me qytetarë, ndërsa fjalim mbajti edhe moderatori i njohur i lajmeve Resul Sinani i cili ishte edhe pjesë e UÇK-së.
Protestuesit janë mbledhur në shesh, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të marrë në Hagë.
Protesta po zhvillohet pa ndërprerje që nga ditët pas shpalljes së aktgjykimit.



















