Avokati i mirënjohur Arsim Vranovci, njëkohësisht edhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Kosovë – Austri, shprehet i lumtur dhe shumë falënderues për faktin se Komunat e Republikës së Kosovës iu kanë përgjigjur pozitivisht kërkesës së shoqatës, duke e vendosur flamurin e Austrisë në godinat e tyre me rastin e shënimit të datës kombëtare të Austrisë, me 26 tetor.
Kryetari i Shoqatës Kosovë – Austri, i cili po shërben edhe si një lloj Ambasadori i forcimit të mëtejmë të miqësisë bilaterale në të gjithat sferat mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Austrisë, i falënderon komunat për vullnetin e tyre për ta nderuar shtetin mik të Austrisë, roli historik i secilës për shqiptarët ka qenë vendimtar. Këtë rol të një lloj ambasadori për ndërtimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit, Avokat Vranovci e kryen edhe me shtetet tjera të BE-së dhe SHBA-të
Aktivitetet bilaterale me Austrinë nuk janë të vetmet me të cilat merret Avokati Vranovci. Sipas Avokatit Vranovci, aktivitete bilaterale dhe multilaterale me shumë peshë dhe me shumë rëndësi për Kosovën do të ketë së shpejti edhe me shtetet tjera të BE-së si dhe aleatin kryesore të Republikës së Kosovës, SHBA-të. Për të gjitha këto, publiku kosovar do të njoftohet me kohë.
Për më tepër, Kryetari uron dhe shpreson se Kosova do ta bëj tradicionale shënimin e ditës kombëtare të Republikës së Austrisë në Kosovë dhe do të punoj me miqtë Austriak që edhe komunat por dhe institucionet austriake ta bëjnë të njëjtën me rastin shënimit të përvjetorit të pavarësisë së republikës tonë me datën 17 shkurt.
Në fund, Kryetari Vranovci inkurajon dhe kërkon që institucionet tona të organizojnë aktivitete të ndryshme me rastin e shënimit të ditëve kombëtare edhe të shteteve tjera mike, veçmas atyre të BE-së dhe SHBA-ve. Këso lloj aktivitetesh pos që shprehin falënderimin për shtetet mike, shërbejnë edhe si mësim për gjeneratat e reja për historinë tonë me shumë sakrifica dhe për ndihmën vendeve mike që na kanë mundësuar sigurimin e mbijetesës dhe tash lulëzimit të shqiptarëve në gjitha trojet tona.