Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në meçin që u zhvillua për plot 10 raunde.
Marku dhe Prodan janë ndeshur mes vete në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një meç shumë interesant.
Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.
Në fund ky meç i takoi Markut, i cili u shpall kampion i ‘welterweight’ IBF International.
Ky meç ishte shumë i luftuar dhe u duk shumë i barabartë qysh në nisje, ku raundi i parë ishte testues për të dy.
Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.
Në raundin e tretë, Marku hyri furishëm duke arritur ta rrëzojë një herë kundërshtarin, por që nuk u llogarit ‘knockdown’.
Raundi i katërt nisi më mirë për Prodan, por Marku arriti të nivelizojë atë në pjesën e dytë të raundit.
Në raundin e pestë, shqiptari ishte më aktiv, duke dhuruar më shumë goditje, por pa arritur ta rrëzojë.
Raundi i gjashtë ishte bukur aktiv nga të dy boksierët, që dhanë nga disa goditje.
Në raundin e shtatë, ukrainasi Prodan ishte më i mirë duke goditur disa herë Markun.
Raundi i tetë i takoi për një nuancë boksierit shqiptar, i cili ishte më aktiv dhe goditi më shumë kundërshtarin.
Në raundin e nëntë u zhvillua meç i barabartë nga të dy boksierët.
Raundi i dhjetë dhe i fundit i takoi Markut, i cili veçse filloi të festonte nga fundi.
Në fund, u desh vendimi i gjyqtarëve për t’ia dhuruar fitoren boksierit tonë, Florian Marku.
Gjyqtarët, njëri ia dha fitoren Prodanit me rezultat 99-91, ndërsa dy tjerët ishin pro Markut me rezultat 97-93 dhe 96-94.