Ndërsa pritet të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila është thirrur sërish sot për herë të dytë brenda ditës, gazetarët po përballen me kufizime të reja në punën e tyre në hapësirat e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.
Ekipet mediale nuk po lejohen të afrohen te deputetët që hyjnë në sallë dhe duhet të qëndrojnë pas një shiriti të caktuar.





















