Gazetari britanik që ka raportuar nga Kosova në të kaluarën ka kërkuar nga KFOR-i që të informojë lidhur me situatën në Kosovë.
Në një postim në twitter, ai ka thënë se komunikimi duhet të jetë një pjesë e madhe e asaj që bën KFOR, sidomos në një kohë kur në media sociale, profile të ndryshme po shkruajnë lajme të paverifikuara për situatën në veri.
Përshëndetje NATO_KFOR. Është koha t’u tregojmë të gjithëve se çfarë po ndodh në Kosovë. Komunikimi është një pjesë e madhe e punës suaj – kur të tjerët me kënaqësi po ndezin luftën në mediat sociale.”, shkuan ai.
Hi @NATO_KFOR. It is time to tell everyone what is going on in Kosovo. Communication is a big part of your job – when others are happily stoking war on social media. https://t.co/i6hJrapwpG
— Tim Judah (@timjudah1) July 31, 2022