Ish-ministrja britanike dhe një nga figurat më të njohura të fushatës për Brexit, Ann Widdecombe, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Devon të Anglisë.

Sipas autoriteteve britanike, 78-vjeçarja u gjet me lëndime të rënda, ndërsa policia ka nisur hetime për vrasje. Në lidhje me rastin është arrestuar një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarje.

Policia ka theksuar se deri më tani nuk ka asnjë indikacion që rasti të ketë motive politike apo të jetë i lidhur me terrorizmin. Hetuesit po vazhdojnë punën për të sqaruar rrethanat e plota të vdekjes së saj, raportojnë mediat britanike, përfshirë Sky News.

Ann Widdecombe ishte deputete e Partisë Konservatore për më shumë se 20 vjet dhe shërbeu si ministre në qeverinë e ish-kryeministrit John Major. Pas largimit nga konservatorët, ajo u shndërrua në një nga mbështetëset më të zëshme të Brexit-it, duke iu bashkuar fillimisht Partisë Brexit të Nigel Farage dhe më vonë Reform UK.

Lajmi për vdekjen e saj ka ngjallur reagime në skenën politike britanike. Kryeministri Keir Starmer, së bashku me figura të tjera politike, shprehën ngushëllimet për familjen e saj dhe vlerësuan kontributin e Widdecombe në jetën politike dhe publike të Mbretërisë së Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts