Një djalë nga Greater Manchesteri cili u zhduk gjashtë vjet më parë, është gjetur në Francë.
Prokurori publik i Toulouse konfirmoi sot se Alex Batty, tani 17 vjeçar, u dorëzua në policinë franceze.
Alex ishte me pushime në Marbella me nënën e tij Melanie, atëherë 37 vjeçare dhe gjyshin David, i cili atëherë ishte 58 vjeçar.
Tani prokurorët francezë janë të sigurt se Alex është shfaqur i vetëm në Revel, afër Tolouse.
Gazeta “La Depeche” tha se misteri i Alex Batty është gati për t’u zgjidhur, shkruan Metro.co.
“Edhe pse nuk u ka treguar asnjë dokument zyrtar xhandarëve që e kanë marrë, ky i ri 17-vjeçar ka dhënë vetë identitetin e tij. Fytyra dhe historia e tij korrespondojnë në çdo mënyrë me atë të britanikut të rrëmbyer në vitin 2017”.
“Këtë të enjte prokurori publik i Toulouse konfirmoi se është me të vërtetë Alex Batty. Historia e tij është verifikuar dhe duket se korrespondon me realitetin. Pas kësaj seance, adoleshenti iu besua shërbimeve sociale të departamentit, ndërsa priste që të afërmit e tij të dilnin përpara”, thuhet në artikull.